“Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament, o doktor”/ Banori ankohet te Berisha: 50 lekë çmimi i biletave..

“Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament, o doktor”/ Banori ankohet te Berisha: 50 lekë çmimi i biletave..

Rritja e çmimit të biletës së transportit urban në Kamëz u rikthye sërish si shqetësim publik gjatë foltores së sotme me demokratët në Kamëz. Një qytetar që mori fjalën ngriti hapur problemin e shtrenjtimit të biletës së autobusit, duke theksuar se qytetarët po angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese. Qytetari në Foltoren në Kamëz: Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament o doktor. Mos të na lënë vetëm ne që të çohen demokratët. Edhe ato. Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urabnit, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e biletës. Mori fund aty çdo gjë. Tani u miratua nga anëtar të këshillit bashkiak edhe demokrat. Ai ligj....