“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”/ Kuvendi paguan miliona euro për 140 “baballarët e kombit”

“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”/ Kuvendi paguan miliona euro për 140 “baballarët e kombit”

Paraja nuk ka ngjyrë, aq më tepër në politikë! Ligjvënësit shqiptarë, pavarësisht se kujt partie i përkasin, mazhorancës, opozitës apo edhe partitë e vogla, shfrytëzojnë çdo nen të ligjit për “statusin e deputetit” për të marrë edhe qindarkat.Por, sa paguhen dhe çfarë përfitimesh kanë deputetët në Shqipëri?Fiks Fare ka hulumtuar dokumentet zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, për pagat dhe përfitimet, të muajve tetor, nëntor e dhjetor 2025 si dhe të muajit janar 2026. Krahas pagës, e cila është 310 mijë lekë, deputetët marrin edhe përfitime të tjera. Ata marrin rimbursim për karburant, në masën 40 mijë lekë. Rimbursim për shpenzime telefonie, në masën 17 deri në 20 mijë lekë. Gjithashtu, marrin dieta për udhëtimet brenda vendit, shuma të cilat shkojnë në disa raste, deri në...