Denoncimi në Quo Vadis, Kalaja: Ka një VIDEO që shantazhuan anëtaren e Kushtetueses
Ish-kandidati i PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Quo Vadis. Ai tha se në Gjykatën Kushtetuese ka njerëz pa integritet, të cilët janë shumë lehtë të shantazhueshëm. Sipas Kalasë, një anëtari të Gjykatës Kushtetuese i janë bërë shantazhe me anë të një videoje. “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pa integritet. E dini ju kush janë këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese? Një anëtari të Gjykatës Kushtetuese i është bërë presion dhe shantazh me anë të një videoje. Ne presim që këta nesër të gjykojnë çështjen e detit me Greqinë”, tha Kalaja.
Burimi:
vizionplus.tv