Denoncimi i PD: Ku kanë përfunduar 1.2 milionë euro fonde publike për rikonstruksionin e Vilës 31?

Denoncimi i PD: Ku kanë përfunduar 1.2 milionë euro fonde publike për rikonstruksionin e Vilës 31?

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër abuzim që sipas saj është bërë me fondet publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli tha se rinovimi i Vilës 31 ka kushtuar 1.2 milionë euro, para nga taksapaguesit shqiptare. Ajo u shpreh se në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare. Sipas saj nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht se ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë? Deklarata...