Dënimi i gjyqtares Gjoka, Grupi Parlamentar i PD shkresë KLGJ dhe ILD: Nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë
Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga detyra Irena Gjokën, pasi Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e saj në Greqi. Në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi, thuhet se Irena Gjoka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, si dhe ka falsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit penal. Ndër të tjera, në shkresë theksohet se deputetët e opozitës shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD dhe sipas tyre, po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. Letra e grupit parlamentar të PD drejtuar KLGJ dhe ILD...
Burimi:
sot.com.al