“Demokratët u mbajtën nën terror nga policia“, Xhixho: Kishte dhunë të njëanshme!

“Demokratët u mbajtën nën terror nga policia“, Xhixho: Kishte dhunë të njëanshme!

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, komentoi në një emision televiziv për protestën e opozitës që u zhvillua dje para Kryeministrisë. Ajo vuri në dukje se protesta pati pjesëmarrje të jashtëzakonshme, por u përball me dhunë të njëanshme. Xhixho nënvizoi se demokratët po kërcënoheshin dhe po mbaheshin nën terror me gaz lotsjellës. “Vetëm dy ditë më parë në Kuvend u shpalosën disa alternativa nga deputetët e opozitës, duke nisur nga TVSH për ushqimet, me sigurinë ushqimore, me propozimet e zonjës Tabaku për minatorët, për Akcizën apo dhe pagat e mësuesve, të cilat u hodhën të gjitha në kosh me arrogancë nga mazhoranca. Mendoj se protesta e djeshme, kishte pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Dje kishte një dhunë të njëanshme. Dje ministrja tha se nuk do të...