Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Kreu i opozitës Sali Berisha ka reaguar ndaj kërkesave të disa anëtarëve të përjashtuar të degës së Partia Demokratike në Durrës, të cilët synonin një takim sqarues lidhur me vendimin ndaj tyre. I pyetur nga gazetarët pse nuk i kishte pritur dhe nëse do t’i takojë në vijim, Berisha theksoi se vetëm një prej tyre rezulton i përjashtuar për arsye të qarta, duke e akuzuar për angazhim në fushatë në favor të kundërshtarëve politikë. Ai nënvizoi se shqyrtimi i rasteve të tilla nuk është kompetencë personale e tij, por e strukturave dhe forumeve të partisë, duke i ftuar të gjithë të pakënaqurit të ndjekin rrugën zyrtare të ankimimit. Berisha paralajmëroi se në analizat e brendshme të premtuara më herët do të evidentohen përgjegjësitë për çdo...