Dëmet nga zjarret në verë/ Rama: Janë shpallur dëmshpërblimet për 15 bashki
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar. Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se të gjitha bashkitë e prekura nga zjarret kanë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. “Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e...
Burimi:
ntv.al