Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës për njohjen nga afër me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetari Peleshi dhe anëtarët e delegacionit zhvilluan një diskutim të hapur mbi arritjet, sfidat dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe AFET për përshpejtimin e këtij procesi. Kryetari Peleshi vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Europian dhe theksoi se zgjerimi i BE-së përbën një investim për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Europës. Ai nënvizoi se Shqipëria ndodhet tashmë në një fazë...