Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë
Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë ka uruar sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për festën e Pashkës. Përmes një mesazhi zyrtar, Delegacioni përcolli urimet për një festë të qetë dhe plot shpresë për të gjithë komunitetin. “Delegacioni i BE-së i uron një Pashkë të gëzuar dhe të paqtë komunitetit ortodoks në Shqipëri. Urojmë që kjo festë e veçantë të sjellë shpresë, paqe dhe begati për të gjithë”, thuhet në urim.
Burimi:
javanews.al