Deklaratat e ndërkombëtarëve pas votës kundër SPAK, Rama: Asnjë presion e kërcënim
Pas deklaratave të partnerëve ndërkombëtarë lidhur me votën e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për presion apo tension në marrëdhëniet me aleatët. Në konferencën për shtyp, një ditë pasi mazhoranca socialiste rrëzoi në seancë plenare kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Rama theksoi se diskutimet me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë konstruktive dhe se nuk ka pasur as presion, as kërcënime ndaj qeverisë shqiptare. “Vetë deklaratat e bëra dje janë shumë të qarta, por varet sesi i lexon. Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar dhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm të komunikimit, ju them me plot gojën që leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujën...
Burimi:
opinion.al