Deklaratat e Arben Ahmetajt për ‘Smart City’, Vangjeli: Indicie për SPAK që të nisë hetim penal
Denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj kanë marrë një dimension të ri pas zbardhjes së emrit të një anëtari të kabinetit qeveritar, si personi kyç i përfshirë në aferën e shumëpërfolur “Smart City”. Gjatë një debati publik, u bë e ditur se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është figura politike që Ahmetaj nuk e përmendi me emër, por për të cilin la indicie të qarta gjatë dëshmive të tij. Ky zhvillim hedh dritë mbi një betejë të ashpër për kontroll dhe përfitime brenda qarqeve më të larta të pushtetit. Kredibiliteti i dëshmive të Ahmetajt është rritur ndjeshëm, pasi tre rrëfimet e tij të para janë verifikuar tashmë në praktikë. Kjo e bën më të vështirë që akuzat e tij të fundit të hidhen poshtë si revansh...
Burimi:
sot.com.al