Deklarata nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek
Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit. Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore. Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon...
Burimi:
sot.com.al