Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka vijuar reagimin e tji në News24, duke thelluar sqarimet pas aludimeve për emërime apo afrime të tij me mazhorancën. Sula theksoi se gjatë gjithë kohës që i ka shërbyer PD-së nuk ka përfituar asnjë favor personal. “Deri ditën e fundit që i kam shërbyer PD nuk kam marrë asnjë favor”, deklaroi ai, duke shtuar se ndër vite ka pasur oferta konkrete nga ish-kolegë të majtë, të cilat i ka refuzuar. Sipas Sulës, atij i janë ofruar pozicione të ndryshme drejtuese, si drejtor drejtorie, drejtor juridik dhe funksione të tjera në administratë, por përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë negative. Ish-deputeti zbuloi se edhe pas përplasjes me kryedemokratin Sali Berisha, kur sipas tij u përjashtua nga Partia Demokratike, ka...
Burimi:
javanews.al