Degradimi i rrugëve të Durrësit, si ja faturoi Bashkia e Sakos fajin reshjeve

Degradimi i rrugëve të Durrësit, si ja faturoi Bashkia e Sakos fajin reshjeve

Pas përmbytjeve të fillimit të vitit në qytetin bregdetar u raportuan dëmtime serioze në disa segmente rrugore, ndërsa Bashkia e Durrësit, në postime publike, e paraqiti situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të reshjeve të shiut.“Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit”, shkroi Bashkia e Durrësit në një postim në rrjetet sociale më 10 janar. Në të njëjtin postim, institucioni bëri të ditur se ishin ndërmarrë masa për rikthimin e situatës në normalitet.“Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”,shkroi bashkia katër ditë pasi qyteti ishte përmbytur, duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qartë asfalti i rrugës.Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, duke insektuar rrugën e dëmtuar në Currila....