Debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Keni shkuar në GJK për të rritur rrogat edhe për ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama akuzoi gjyqtarët se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rritje pagash edhe për ata që u larguan nga sistemi i drejtësisë pas procesit të vettingut. Sipas tij, bëhet fjalë për gjyqtarë dhe prokurorë që u përjashtuan për shkak të pasurive të pajustifikuara, por që sot, përmes këtij procesi, kërkojnë paga më të larta nga taksapaguesit shqiptarë. Rama theksoi se me këtë kërkesë po barazohen ata që e kaluan vettingun me ata që, sipas tij, ishin “korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë”. Ai e cilësoi të papranueshme që një pretendim i tillë t’i adresohet një qeverie që, sipas tij, ka ndërmarrë një reformë historike në drejtësi. Sipas Ramës, reforma u ka dhënë gjyqtarëve një pavarësi që më parë vetëm ishte...
Burimi:
vizionplus.tv