Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!
Në studion e emisionit “Trialog”, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi si paradoksal dhe deri në kufijtë e absurdit debatin mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres. Sipas tij, vetë vendimi i Këshillit të Mandateve për të mos dalë me një vendim të qartë është tregues i kontradiktës dhe i mungesës së koherencës institucionale. “Vetë vendimi i marrë, për të mos dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve, është i tillë. Këtu dallohet paradoksi, kërcitja dhe një kapërcim,” – u shpreh Vangjeli. Ai theksoi se Këshilli i Mandateve ka për detyrë t’i rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar transparencën e procesit, ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit dhe zbatimit të ligjit, si dhe shmangien e përdorimit...
Burimi:
javanews.al