Debati për heqjen e imunitetit, Këlliçi: Nëse Balluku bie, drejtësia s’ka më pengesë të hyjë në Kryeministri

Debati për heqjen e imunitetit, Këlliçi: Nëse Balluku bie, drejtësia s’ka më pengesë të hyjë në Kryeministri

I ftuar në një emision televiziv deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi zhvillimet rreth çështjes së Belinda Ballukut dhe debatit për heqjen e imunitetit të saj. Sipas tij, rasti i Ballukut është ndryshe nga rastet e tjera të zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetime, pasi kjo çështje, sipas Këlliçit, prek drejtpërdrejt kryeministrin. “Nëse bie Balluku, nuk ka më pengesë që drejtësia të shkojë te zyra e kryeministrit. Me të ka shkuar te kabineti më i afërt i tij.”- tha ai.Deputeti tha se afera e tunelit të Llogarasë është elementi kyç, duke kujtuar se takimet për projektin nuk janë zhvilluar vetëm nga ish-ministrja, por edhe në praninë e kreut të qeverisë. Sipas tij, kjo e bën çështjen politike dhe jo individuale. Ai foli edhe...