Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike më 10 shkurt kundër qeverisë ka shkaktuar debat mes anëtarit të Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, dhe kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në emisionin Quo Vadis. Muçollari tha se e gjithë opozita duhet të dalë në protestë për një qëllim të përbashkët, largimin e Ramës, dhe më pas të diskutojnë se çfarë i ndan. Por për Qorin, kjo nuk është as e ndershme dhe as morale. Sipas tij, asnjë anëtar i Lëvizjes Bashkë nuk do ta mbështeste një protestë që synon të largojë Ramën për të sjellë në pushtet Berishën. Pjesë nga biseda: Muçollari: Thamë që presioni e bën Ramën të japë dorëheqjen. Por unë mendoj se presioni më i madh bëhet kur forcat opozitare flasin për atë që i...