Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet
Përplasja e ditës së djeshme mes gazetares së SyriTV Ambrozia Meta, dhe kryeministrit Edi Rama “mori dhenë” e u bë tema më e dikutuar e këtyre dy ditëve. Ndërkohë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një reagim gazetarja dhe përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj. E cila është shprehur se mënyra se si gazetarja Ambrozia Meta ka komunikuar me kryeministrin është fyese për çdo gazetar që e ka të qartë pozicionin e vet. Duke shtuar më tej se: “Gazetari bën pyetje, heton, nuk zihet me të pyeturin si ta ketë shemêr (veç në do të faktorizohet pa ndonjë meritë profesionale), sepse e devijon nga çêshtja. Gazetari bën pyetje me dinjitet, dhe nese ka paqartesi vazhdon me pyetje, jo me sherr”...
Burimi:
javanews.al