Debatet në Kuvend/ Ndoka: Deklaratat e Ramës, cinike, nuk shkruhet historia politike me kartona

Debatet në Kuvend/ Ndoka: Deklaratat e Ramës, cinike, nuk shkruhet historia politike me kartona

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka folur për debatet e fundit në seancën parlamentare të mbajtur një ditë më parë, ku kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës se në fund do të ngrinte kartonat për Bordin e Paqes dhe për të si përfaqësues. Në një intervistë, Ndoka tha se deklaratat e kryeministrit Rama janë cinike. Ai theksoi se historia politike nuk shkruhet me kartona por me përgjegjësi dhe aty bilanci i Ramës është zero. “Deklaratat e Kryeministrit në parlament janë cinike dhe tipike për një pushtet që ndihet i paprekshëm. Ai ka të drejtë për një gjë, kartonat u ngritën. Por historia politike nuk shkruhet me kartona, shkruhet me përgjegjësi, dhe aty bilanci i tij është zero”, tha Ndoka. Më tej, Ndoka ka komentuar dhe...