Debat për faksin “Për Shkëlzenin”, Mediu: Të thirret ish-sekretarja e Aldo Bumçit, po i fshihet drejtësisë

Debat për faksin “Për Shkëlzenin”, Mediu: Të thirret ish-sekretarja e Aldo Bumçit, po i fshihet drejtësisë

Faksi i famshëm i vitit 2007, me shënimin me shkrim dore “Për Shkëlzenin”, që kishte si dërgues Ministrinë e Drejtësisë dhe si marrëse Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur shpërtheu Gërdeci, është bërë sërish objekt debati në procesin me të njëjtin emër në Gjykatën e Posaçme. Përmes avokatëve, Mediu ka pretenduar se akti nuk ka vlerën e provës. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar gjykatës që kjo shkresë, e cila ka dalë nga zyra e sekretares së ministrit të Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi, t’i nënshtrohet një ekspertimi daktilografik. “Kërkuam që ose të hidhet poshtë, ose të bëhet akti i ekspertimit, sa i përket kaligrafisë, por edhe pretendimit të z. Bumçi, sa i përket një mashtrimi, sipas tij, nga ana e sekretares, duke cilësuar...