De Gol, koteci dhe kasollja me yll

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

Nga Ben Andoni Sikur të mos kishte se me çfarë të merrej (në darkë shkarkoi gjysmën e qeverisë!), pas një monologu të stërgjatë për Drejtësinë, kryeministri i vendit iu përvesh të premten e fundit të shkurtit dhe partive tona të vogla! Ndërsa për Drejtësinë ka një sërë argumentesh që i qëndrojnë e që lidhet me masën e paraburgimeve dhe sidomos malin me dosjet që iu shtuan stokut të dikurshëm, duket se me kundërshtarët dhe moskonsiderimin, cinizmi i Ramës është më shumë se patetik. E para sepse tregon vlerësimin e vërtetë për të tjerët (nuk besojmë se i quan kundërshtarë “të denjë” për madhështinë e vet) dhe e dyta (që është argumenti ynë), për mënyrën sesi e përcjell historinë, si të jetë fotokopje e disa filmave...