Dashnor Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, reagon opozita: E morët përgjigjen për gjysmagjelin

Dashnor Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, reagon opozita: E morët përgjigjen për gjysmagjelin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm, vendim që ka sjellë reagime brenda strukturave të PD-së. Flamur Noka, një nga zyrtarët e lartë të partisë, ka komentuar vendimin në rrjetet sociale duke theksuar se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon”. Ai shton gjithashtu se ky emërim jep një përgjigje të qartë për ata që kishin dyshime dhe sulmuan partinë për “gjysmagjelin”, referuar kështu Sulës. “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, shkruan Noka. /vizionplus.tv