Dashnor Sula në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm: Do propozojmë ndryshime ne legjislacion!
Vetëm pak kohë pas marrjes së detyrës si Inspektor i Përgjithshëm, ish-deputeti Dashnor Sula ka nisur një seri takimesh me inspektoratet qendrore, duke vënë theksin tek nevoja për një reformim të sistemit të inspektimeve. Gjatë këtyre takimeve, janë evidentuar një sërë problematikash që lidhen me zbatimin e metodologjisë së riskut, programimin e inspektimeve dhe qartësinë e ndarjes së kompetencave. Sula pritet të vijojë konsultimet me drejtuesit e inspektorateve, me synimin për të përcjellë qartë mesazhin se inspektimi nuk është dhe nuk duhet të jetë mjet presioni, por një mekanizëm që garanton barazi para ligjit. Në pëfundim të kësaj faze, Kryeinspektori Sula do të propozojë disa ndryshime në legjislacion, me qëllim rritjen e transparencës, por gjithashtu edhe për të garantuar standartet e kërkuara nga Bashkimi Evropian....
Burimi:
sot.com.al