Dashnor Sula merr zyrtarisht detyrën si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me Ramën nuk jemi parë si armiq, por…

Dashnor Sula merr zyrtarisht detyrën si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me Ramën nuk jemi parë si armiq, por…

Këtë të hënë, ish deputeti Dashnor Sula ka marrë zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Në fjalën e parë pas marrjes zyrtarisht ë detyrës, ish-demokrati Sula e cilësoi ceremoninë si moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. “Çdo person që kryen një funksion ka një detyrë për të përmbushur në bazë të ligjit dhe do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me mua”, u shpreh Sula. Kryeinspektori u ndal edhe te raportet me drejtuesit politikë dhe institucionalë. “Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me...