Dashamir Shehi: Berisha nuk frymëzon, shumica e shqiptarëve i presin ndryshimet nga SPAK-u

Dashamir Shehi: Berisha nuk frymëzon, shumica e shqiptarëve i presin ndryshimet nga SPAK-u

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita po organizon protestat kundër qeverisë, duke theksuar se ato nuk kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik.  Shehi u shpreh se protestat aktuale nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët dhe nuk prodhojnë ndryshim real. “S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më të inspirojë shumicën e shqiptarëve për të dalë në rrugë. Shehi u shpreh se opozita duhet të ndalë retorikën e përsëritur dhe të ndërtojë një projekt politik të qartë,...