Dash Sula merr zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm: Me Ramën kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq

Dash Sula merr zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm: Me Ramën kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq

Dash Sula, ish deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Ai u prezantua nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Në fjalën e tij, Sula ka shpalosur prioritetet e tij, duke vënë theksin te bashkëpunimi institucional dhe qasja e re ndaj biznesit. Ish deputeti e cilësoi emërimin si një përgjegjësi kombëtare dhe jo si favor politik, duke konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Ministren Ibrahimaj dhe Kryeministrin Rama. “Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për çdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në...