“Dardhat e AKSHI-t i ka ngrënë vetë…”/Kreu i rilindjes bën avokturën e vjedhjeve, ‘shpërthen’ Vasili: Rama mbron horrat
Në një reagim të ashpër pas daljes publike të kryeministrit, ish deputeti i PL Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën se po mbron haptazi korrupsionin dhe zyrtarët e përfshirë në skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vepruar si avokati i tyre. Sipas Vasilit, qëndrimi i Ramës është provë e një njeriu “të kapur me presh në dorë”, i cili ka humbur çdo parametër minimal të postit që mban. Duke folur mbi çështjen, i ftuar në një studio televizive Vasili tërhoqi një paralele mes qëndrimit aktual të kryeministrit dhe deklaratave të tij të mëparshme për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ai kujtoi se si Rama atëherë deklaronte se “po ta kishte në dorë, do ta shqyente” Ahmetajn, ndërsa sot del në mbrojtje të drejtuesve...
Burimi:
sot.com.al