‘Dalim për qytetarët’/ Luçiano Boçi tregon skenarët për 10 shkurtin
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt të opozitës, duke theksuar se ajo nuk është një manovër politike, por një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e konsideron si kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur. Boçi u shpreh se protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga qeverisja aktuale. “Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte”, tha ai. Sipas Boçit, protesta synon të mbrojë të vërtetën dhe interesin publik, duke i dhënë zë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë. “Ne dalim për...
Burimi:
sot.com.al