Daily Mail nxjerr prapaskenat: Kthesa e fortë që mori karriera diplomatike e Richard Grennell, ja pse e mënjanoi…

Daily Mail nxjerr prapaskenat: Kthesa e fortë që mori karriera diplomatike e Richard Grennell, ja pse e mënjanoi…

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar një artikull që tregon se karriera diplomatike e Richard Grennell, mori një kthesë të fortë, dhe se si ai u mënjanua nga rrethi i ngushtë i presidentit Donald Trump pas disa përplasjeve. Ish-shefi i inteligjencës amerikane në vitin 2020 dhe një nga diplomatët më besnikë të Trump, sot drejton Qendrën Kennedy për Arte Performuese, por edhe ky rol duket i pasigurt mes polemikave dhe tensioneve të brendshme. Megjithatë, rënia e ndikimit të Grenell brenda orbitës së Trump duket se ka nisur më herët. I konsideruar dikur si një kandidat potencial për poste të larta në kabinetin e Trump, ai përfundoi jashtë vendimmarrjes kryesore, sidomos në çështjen e Venezuelës pas një përplasjeje që pati me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio....