“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm
Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, deklaroi se prokurori Dado nuk plotëson kriteret thelbësore ligjore për t’u emëruar në atë post. Sipas avokatit Ndreca, prokurori nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk ka pasur as përvojën si këshilltar, çka, sipas tij, e bën emërimin e tij të paligjshëm. Këto detaje, theksoi ai, kanë dalë në pah vetëm gjatë zhvillimit të procesit aktual. “Në kushtet kur Veliaj është cenuar, ka rënë në dijeni edhe të këtij fakti. Dado nuk i plotëson këto kushte dhe kjo doli dhe në seancë. Ai nuk iu përgjigj pyetjes sime të drejtpërdrejtë nëse i plotësonte kushtet,” u shpreh Ndreca. Mbrojtja pretendon se gjatë seancës janë bërë “pohime gjyqësore” të rëndësishme, përfshirë mungesën e...
Burimi:
javanews.al