Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror
Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja kërkon pafajësi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Avokati i tij mbrojtës deklaroi në seancë se nuk ka prova që të jetë kryer tregtim i sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit. Ilir Murati tha: “Nuk rezulton të keni sjellë që i pandehuri të ketë marrë informacion nga një zyrë Interpoli apo nga policia dhe t’ua ketë dhënë të tjerëve, sepse po të kishte ndodhur kështu, pyetja është kujt ia mori sekretin, cilit drejtor Interpoli apo drejtor i policisë vendore”. Pretendohet se i pandehuri Hajri do ta rriste Jurgis Çyrbjen në vendin e pestë për zgjedhjet e vitit 2021 për deputet në qarkun Durrës, por avokati shtoi se nga provat rezulton se PS e renditi Çyrbjen në vendin e...
Burimi:
javanews.al