Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Këto që thoni ju s’janë të vërteta

Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Këto që thoni ju s’janë të vërteta

Mbledhja e fundit e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, nxori në pah përplasjen e kryetarit Bledi Çuçi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ky i fundit paraqiti detaje nga projektligji për krijimin e një agjencie të re, për mbikëqyrjen e sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Ministri i Drejtësisë, argumentoi se duke qenë se mban përgjegjësi politike për burgjet, duhet të ketë rol në emërimin e drejtorit të agjencisë. Çuçi kundërshtoi argumentin e Ministrisë së Drejtësisë se ndryshimet e propozuara do të zbehnin fuqinë apo kontrollin e ministrit mbi agjencinë, duke i konsideruar argumentet si jo të vërteta. Nga ana tjetër, Lamallari theksoi se ky është “meraku i qeverisë”, duke nënvizuar se Ministria e Drejtësisë ka rikonfirmuar qëndrimin e Këshillit të...