“Ç’të panë sytë, moj hallemadhe”,  simpatizantja në Foltoren e Berishës thur poezi për Shqipërinë: Luftë, vdekje..

“Ç’të panë sytë, moj hallemadhe”, simpatizantja në Foltoren e Berishës thur poezi për Shqipërinë: Luftë, vdekje..

Si çdo të hënë edhe sot u zhvillua para kryeministrisë tubimi i përjavshëm i organizuar nga Sali Berisha. Ajo që tërhoqi vëmendjen në grushtin e militantëve të mbledhur ishte një ndër simpatizantet e PD e cila ka recituar para të pranishmëve një poezi për Shqipërinë. “O hallemadhja e ime Shqipëri, Tokë e rreshpur nga koha, e rrudhur nga hallet, Toka ku bari shkëlqen dhe lotët rrëshqasin tatëpjetë, Toka ime, toka e vendit tim ç’të panë sytë moj hallemadhe, Luftë, vdekje, jetë, , tërmete ,rrebeshe, tërmete, rënie, ngritje, moj nënokja ime të vranë e s’të vranë por ti përsëri u ngrite”, janë disa nga vargjet që reciton simpatizantja.