Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

Reshjet intensive të shiut, që shoqëruan fillimin e këtij viti të ri, sollën problematika në disa qarqe të vendit, duke sjellë përmbytje të shumë banesave, tokave bujqësore apo vështirësi në qarkullim në disa qarqe të vendit. Për një pasqyrë më të plotë të bilancit të pasojave, masat e marra gjatë këtyre ditëve të vështira, por edhe mësimet e nxjerra për përmirësimin e përballimit të emergjencave në të ardhmen, gazetarja Oliana Maloku ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për Tv Klan me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Haki Çako shpjegon se situata e përmbytjeve është ende e ndjeshme, por momentalisht vendi ndodhet në fazën e menaxhimit. “U bënë thuajse një javë që ka përmbytje, për shkak të reshjeve, duke bërë që të fryhen lumenjtë...