“Çmimi mund të bjerë me 24 lekë…”/ Bozdo: Ja propozimet e PD për përballimin e rritjes së naftës mes krizës globale

“Çmimi mund të bjerë me 24 lekë…”/ Bozdo: Ja propozimet e PD për përballimin e rritjes së naftës mes krizës globale

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në studio televizive, ka folur mbi ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, në kontekstin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani. Gjatë intervistës, Bozdo paraqiti propozimet e opozitës për përballimin e situatës, duke theksuar se është propozuar një paketë ligjore që përfshin dy projektligje kryesore. Sipas tij, propozimi i parë synon uljen e taksës së qarkullimit nga 27 lekë të vjetra për litër në 7 lekë për litër. “Kjo do sillte një ulje të menjëhershme të çmimit me 24 lekë për litër dhe do të ndihmonte si konsumatorët, ashtu edhe ekonominë prodhuese”, u shpreh ai. Një tjetër propozim lidhet me përdorimin e të ardhurave shtesë nga TVSH-ja...