Çmimi i naftës dhe Balluku, Berisha i përgjigjet Ramës: Të protestojmë

Çmimi i naftës dhe Balluku, Berisha i përgjigjet Ramës: Të protestojmë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet sociale pas Podcastit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për mbrojtjen e deputetes Belinda Balluku dhe për keqmenaxhimin e çmimit të naftës. Sipas tij çështja Balluku nuk mund të mbyllet nga Rama. “Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Ballukut. Tha se kjo është çështje e mbyllur. E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se...