Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë, më 4 prill, një bashkëbisedim virtual me qytetarët, ku ka komentuar shqetësimet e tyre lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, të cilat janë të diktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se çmimi i naftës ka arritur në 224 lekë për litër, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me taksimin më të lartë të karburanteve në botë. Ai e konsideroi këtë situatë si një “ndëshkim të vërtetë” për qytetarët shqiptarë, duke fajësuar qeverinë dhe duke argumentuar se vendi ynë mban rekordin në Europë dhe botë për nivelin e lartë të taksimit të naftës. “Së pari, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju qytetare dhe qytetarë, miq të...
Burimi:
javanews.al