Çmimi i karburanteve, Rama: Do të fusim forcën e shtetit në tregun e naftës

Çmimi i karburanteve, Rama: Do të fusim forcën e shtetit në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat kryesore të qeverisë pas zgjedhjeve është krijimi i një faktori të ri shtetëror në tregun e naftës, një forcë publike që do të lehtësojë barrën mbi qytetarët. Rama theksoi se siç ndodhi me konkurrencën në fluturimet ajrore, shteti synon të krijojë kapacitete që sjellin përfitime direkte për qytetarët. “Unë jam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së shumicës qeverisëse të pas zgjedhjeve, se një nga objektivat tanë është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktori shtetëror, një force publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, si kundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar komplet qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin...