Çmimet e naftës/ Braçe i përgjigjet Ibrahimajt: Tregu i karburanteve është kartel
Deputeti socialist, Erion Braçe i është përgjigjur ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar se nuk ekziston një kartel që përcakton çmimet e naftës në vend. Braçe është shprehur për Report Tv se është evidente që kompanitë e tregut të hidrokarbureve funksionojnë si kartel, sipas tij, shteti bën sikur nuk e kupton këtë situatë. Po ashtu, ai theksoi se kompanitë i caktojnë çmimet e njëjta brenda një dite dhe në të njëjtën orë. Ju keni thënë shpesh që në atë treg ka kartel Erion Braçe: Po është evidente. Ministria e Ekonomisë thotë nuk është faktuar nuk ka prova Braçe: Po si s’paska? Në momentin që ndryshon çmimi brenda një dite, brenda në të njëjtën orë, në të gjitha pikat dhe është i njëjti çmim, si...
Burimi:
ntv.al