“Çmenduria…”/ Pas protestës së djeshme, Rama vizitë në ish-rezidencën e diktatorit:Artistët i gjeta të traumatizuar
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, e kthyer në rezidencë për artistët e huaj, nën fondacionin Art Explora. Rama u shpreh se gjatë vizitës së shkurtër ka takuar të rinj të talentuar që “ishin traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme”, duke iu referuar protestës së opozitës. Ai e cilësoi atë si një sulm të verbër, “i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush”. Rama vijoi duke kritikuar gjyqtarët që lirojnë “zjarrvënësit e rrezikshëm”, që...
Burimi:
sot.com.al