‘Çmenden’ çmimet në Tiranë/ Denoncon Braçe: Abuzim skandaloz, të merren masa
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të frutave dhe perimeve në Tiranë, duke e cilësuar situatën si abuzim skandaloz. Përmes një postmi në rrjete sociale, Braçe ka evidentuar se në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto”, disa pika shitjeje që konsiderohen ndër më të lirat në kryeqytet, po tregtojnë produktet me çmime shumë të larta. Sipas tij, domatet po shiten nga 300 deri në 340 lekë për kilogram, ndërsa domatet e vogla të importit arrijnë deri në 640 lekë/kg. Po ashtu specat, bizelet dhe perimet e tjera janë shtrenjtuar mbi normalen. Braçe ngre shqetësimin edhe për mungesën e faturave tatimore, duke theksuar se këto çmime aplikohen pa kontroll dhe në dëm të qytetarëve. Ai ka kërkuar ndërhyrje nga autoritetet dhe ka bërë thirrje që...
Burimi:
ntv.al