Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Procesi i lirimit të hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje po vijon në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e nismës kombëtare të nisur në korrik 2025. Kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën pamje nga ndërhyrjet aktuale, ku u çmontuan struktura metalike të ngritura pa leje mbi trotuare dhe rrugë publike. Në veçanti, ndërhyrjet u kryen pranë shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Shejnaze Juka” në Shkodër, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe kthimin e hapësirës komunitetit. “Ecim pa të shtunë e pa të dielë. Aksioni pranë shkollës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Shejnaze Juka’ ku u ndërhy për prishjen e objekteve të ngritura në afërsi të tyre, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe për t’ia kthyer hapësirën komunitetit,” theksoi Rama në reagimin...