“Cilit vend Europian i ngjet sot vendit tonë?”, Noka paralajmëron: Shqipëria si autokraci elektorale
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të lirisë së vendeve, ku Shqipëria ka përfunduar në një autokraci elektorale. Noka pyet se cilit vend i ngjet sot Shqipëria, ndërsa në renditje është njësoj si Bosnje Hercegovina. Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka: Cilit vend europian i ngjet sot Shqipëria? Asnjërit. Shqipëria sot i ngjet Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës. Rama do të jetë si Vuçiq. Vuçiq si Putin. Shqipëria nuk konsiderohet më një demokraci funksionale, por një sistem ku elementët formalë të demokracisë bashkëjetojnë me praktika autokratike. Raporti i vitit 2026 i V-Dem e vendosi Shqipërinë në kategorinë e regjimeve hibride me tendencë autokratike. Ja disa problematika: Dobësim i kontrolleve dhe balancave ndaj...
Burimi:
sot.com.al