‘Çfarë shteti është ky?’, Lapaj sulmon Ramën për vizitën në Durrës: I urdhëron policët për arrestime dhe ata binden
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku ai u prit me protesta nga disa qytetarë. Lapaj kritikoi ashpër sjelljen e kreut të qeverisë, duke deklaruar se nuk është parë në asnjë vend që kryeministri t’i japë urdhër policisë për të shoqëruar qytetarët. “Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?” – u shpreh Lapaj. Ai shtoi se, e njëjta sjellje e Ramës është dhe ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet”, ku me urdhër të kryeministrit, forca të Gardës kanë hequr karriget e aktivistëve që prej javësh po protestojnë kundër qeverisë. “Dërgon gardën...
Burimi:
sot.com.al