“Çfarë pushteti është ky?”/ Raste flagrante, Abilekaj: Siguria kombëtare, në dorë të dy personave në kërkim

“Çfarë pushteti është ky?”/ Raste flagrante, Abilekaj: Siguria kombëtare, në dorë të dy personave në kërkim

Një skandal i thellë ka përfshirë sistemin e kadastrës dhe sigurisë kombëtare, ku prona të qytetarëve manipulohen dhe zhduken përmes ndërhyrjeve në sistemin digjital. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Enton Abilekaj, duke u ndalur në raste konkrete gjatë diskutimit mes panelistëve të ftuar, tha se ky pranim flagrant tregon se të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të manipulueshme, duke lënë pronarët legjitimë në mëshirën e fatit. Në qendër të kësaj skeme të mirëfilltë kriminale, sipas Abilekajt, qëndrojnë individë dhe kompani që, edhe pse disa prej tyre janë në kërkim nga drejtësia, vazhdojnë të kenë në duar kontrollin e plotë të infrastrukturës kritike të të dhënave të shtetit. Teksa u ndal te biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili tanimë është në kërkim dhe kompania “Soft...