Çfarë po ndodh me 21 janarin? Ish-prokurori: Janë dorëzuar prova të reja
Panelistët e emisionit Quo Vadis, në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, kanë komentuar edhe zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet për 21 janarin. Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se janë dorëzuar prova të reja, që janë audio origjinale të komunikimit të gardistëve. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kemi të reja nga 21 janari? Karanxha: Artan Hoxha paraqiti audiopërgjimin origjinal. Hoxha: Çfarë do të thotë kjo? Karanxha: Kemi një të dhënë. Duhet parë burimi, si është marrë dhe nga ka ardhur. Hoxha: Burimin nuk e tregon Tani, dhe as unë s’do ta tregoja. Ke rreth 20 precedentë në Strasburg. Karanxha: Prokurori thotë “tregoje”, nëse s’e tregon, të detyron me zor. Hoxha: Gazetari e ka burimin të shenjtë. Malaj: Mund të ketë qenë vetë burimi Tani Hoxha?...
Burimi:
vizionplus.tv