Çfarë ndodhi në 6 orë seancë të përballjes së Ilir Metës me akuzat e SPAK, ish-presidenti tenton të lajë duart me…

Çfarë ndodhi në 6 orë seancë të përballjes së Ilir Metës me akuzat e SPAK, ish-presidenti tenton të lajë duart me…

Në një seancë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta dhe avokatët e tij paraqitën para Gjykatës së Posaçme (GJKKO) pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Dy mbrojtësit e ish-presidentit, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima i cilësuan akuzat si të pabazuara, ndërsa kërkuan nga Gjykata e Posaçme pushimin e çështjes për Cez-Dia dhe rikthim për hetim në SPAK të çështjes së lobimit. Ish-presidenti pretendoi se dosja ndaj tij është e bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime sorosiste. Sa i takon akuzës për lobim, Meta tha se nuk ekziston asnjë firmë e tij, për ndonjë pagesë për llogari të LSI-së. Ndërsa për CEZ-DIA, Meta ka pretenduar se është një çështje e stërgjykuar brenda dhe jashtë vendit, ku shteti ynë...