Çfarë ndodhi? Ambasadorja e SHBA në Athinë i shkoi në zyrë Edi Ramës (Video)

Çfarë ndodhi? Ambasadorja e SHBA në Athinë i shkoi në zyrë Edi Ramës (Video)

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka pritur në zyrën e tij ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Siç shihet edhe nga pamjet Rama e pret ambasadoren në ambientet e jashtme të Kryeministrisë ndërsa mes tyre shkëmbehet edhe një përqafim. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite në Kryeministri. Kimberly është një nga njerëzit më të mbështetur nga presidenti Donald Trump, pasi ka qenë ish-e fejuara e djalit të tij.